19
Disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump kanë qenë objektiv i kërcënimeve me bombë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e presidentit të zgjedhur, ndërsa është konfirmuar edhe nga FBI, sipas BBC.
Siç raportohet nga mediat e huaja kërcënimet janë bërë mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.
Po ashtu zëdhënësja Caroline Levitt tha se autoritetet kanë vepruar shpejt për të garantuar sigurinë e atyre që kishin marrë kërcënime. Ende nuk ka asnjë informacion, se cilët nga ata kanë marrë kërcënime.