Putin | Rusia po përgatit sulme të rënda ndaj Ukraines, në target asetet strategjike

by engel

Në mbyllje të një natë me një valë masive sulmesh ndaj Ukrainës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërcënuar se do të shënjestrojë edhe qendrat vendimarrëse në Kiev me raketa me rreze të mesme veprimi, Oreshnik.
“Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm po zgjedhin objektiva për të goditur në territorin ukrainas. Këto mund të jenë objekte ushtarake, ndërmarrje mbrojtëse dhe industriale, ose qendra vendimmarrëse në Kiev”, tha Putin.

Nga Kazakistani ku ndodhet për samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, Putin u krenua gjithashtu për aftësitë e armatimeve të tij dhe i krahasoi ato me perëndimin.

banner

“Ne e dime sa sisteme armësh të rëndësishme ka kundërshtari ynë i mundshëm; ku ndodhen saktësisht; sa armë janë dorëzuar në Ukrainë dhe sa janë planifikuar të dorëzohen. Sa i përket prodhimit të sistemeve përkatëse të raketave, në Rusi është dhjetë herë më i lartë se prodhimi i kombinuar në të gjitha vendet e NATO-s”, shtoi ai.

Si pasojë e sulmeve të kësaj të enjteje më shumë se një milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa temperaturat në Ukrainë janë nën zero. Alarmet për sulmet ajrore u ndezën në të gjithë vendin. Më të prekura ishin Kievi, Kharkiv dhe qyteti port Odesa. President Zelensky tha se Rusia kishte përdorur municionet thërrmuese në sulmet e natës.

Sulmet e e kësaj të enjteje vijnë pas dy javësh përshkallëzimi dramatik ku të dyja palët kanë përdorur armë të reja për të fituar avantazh në luftë përpara rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. /vizionplus.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy