Kjo fundjavë në Kosovë do të mbizotërojë me reshje shiu dhe bore.
Kjo sipas meteorologut, Mendim Rugova i cili fol rreth motit në Kosovë në emisionin “Kosova Today”.
Ai po ashtu thotë se shtjella e dytë ciklonike që po mbizotëron mbi vendin tonë, ka bërë që ai ftohti i madh të zbutet pak, transmeton Klankosova.tv.
“Një pjesë e frontit e cila ka depërtuar mbi rajonin tonë, ka sjell një formësim të një shtjelle të dytë ciklonike, dhe kjo po kalon mbi një pjesë jugore të rajonit, e kjo po i heq ato masat e ftohta ajrore, që kanë qenë mbi Evropën Qendrore, dhe kjo ka ndikuar që këto reshje të shiut që filluan sot në mëngjes, tash të shndërrohen në reshje bore”, tha Rugova.
“Në përgjithësi gjatë vikendit do të ketë të reshura shiu por edhe të borës”.