Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku të dielën do të takohet me mërgatën në Zvicër. Sipas një njoftimi të LDK-së, atje Abdixhiku do të shpalos programin politik “Rruga e re”.
“Pas tubimeve masive të ‘Turneut të Ndryshimit’ gjithandej Kosovës, është koha të takohemi me ju, me mërgatën tonë të dashur. Të dielën, më 1 dhjetor, ‘Turneu i Ndryshimit’ do të organizohet në Olten, Trimbach të Zvicrës, nga ora 13:00. Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shpalosë programin politik “Rruga e re”, dhe do të shtrojë thirrjen për ndryshim. Eja dhe bëhu pjesë e ndryshimit! Bëhu ndryshimi”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.