Franca dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok

by engel

Ambasada franceze ka dënuar ashpër sulmin në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Kjo ambasadë ka kërkuar që ky sulm të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Falënderojmë gjithashtu@NATO_KFOR dhe @EULEXKosovo për reagimin e tyre të shpejtë dhe mirëpresin koordinimin me qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ambasada në platformën “X”.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy