Moti i keq ‘godet’ Turqinë, shirat e dendur përmbytin Ankaranë

by informim

Reshjet e dendura të shiut, por edhe breshëri shkaktuan përmbytje të mëdha në Ankara.

Sipas Anadolu Agency, në kryeqytetin e Turqisë nga mesdita kanë nisur stuhi të forta dhe breshëri, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

banner

Sasitë e mëdha të ujit që binin nga shiu i dendur u kthyen shumë shpejt në lumenj, rrugë, nënkalime dhe shumë zona në pak kohë u përmbyten.

Shumë njerëz u bllokuan në makinat e tyre nga përmbytjet në kryeqytetin turk dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe civilët.Disa makina u rrëmbyen nga uji përpara tregut Yenisehir në lagjen Cankaya. Kazımkarabekir, Gazi dhe nënkalimet e tunelit në stacionin hekurudhor të Ankarasë u mbyllën si masë paraprake.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë kishte paralajmëruar për reshje të dendura shiu pasdite në Ankara, ndaj autoritetet në kryeqytet ishin në gatishmëri të lartë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy