31
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit. Një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.
Paraprakisht mësohet se e aksidentuara është një e moshuar, që ndodhet në gjendje të rëndë.
Ajo është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga policia.