Ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit, Shyqyri Dade ka akuzuar Policinë për komunikatën zyrtare që ka lëshuar mëngjesin e kësaj të marte, 3 dhjetor 2024, për ndarjen nga të politikanit dhe intelektualit Arben Tafaj.
Kjo, pasi Policia bënte me dije se ai ndërroi jetë, pasi ishte rrëzuar nga një lartësi 10 metra në banesën e vet, për shkak të gjëndjes së dehur.
“Me indinjate, shpreh keqardhjen per njoftimin joprofesional te Policise se Shtetit, dhe te gjithe atyre qe e pasuan ate njoftim. Nje tragjedi e tille familjare, shoqërore, dhe aq me teper kur behet fjale per figura te njohura, ka nevoje per me shume respekt dhe me shume njerzillik.
Vdekja aksidentale e Benit nuk i meriton komentet dhe dyshimet negativiste te shprehura ne komunikatën e panevojshme te Policise”, shkruan Shyqyri Dade, teksa i shpreh ngushëllimet familjes Tafaj për ikjen e parakohshme të më të shtrenjtit të tyre.
Kryetari i Shoqatës Tirana ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar në shkallë dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate, në orë 00:40.