Rohde shpërndan postimin e Kallas: Siç ka thënë Kancelari Scholz vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE

by Merita

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e Shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, lidhur me takimet e ndara që ajo zhvilloi dje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rohde e ka vënë theksin tek deklarata e Kallas ku tha se e vetmja rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

banner

Ambasadori gjerman ka thënë se këtë e kishte thënë saktësisht edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë një vizitë në rajon në vitin 2022, duke rikujtuar deklaratën e tij se vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE, raporton Express.

“Pikërisht. Sikurse Kancelari Olaf Scholz e kishte thënë tashmë në 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrën, mund të anëtarësohen në BE”, ka shkruar Scholz.

Kallas ka thënë se do të punojë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, “në mënyrë që të mund të ecim përpara në një rrugë me procesin e zgjerimit, që është në dobi të BE-së dhe këtyre vendeve. Dhe rruga tjetër është të përpiqemi të ulim realisht tensionet ekzistuese, në mënyrë që të mund të ecim përpara në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku edhe unë jam i gatshëm të investoj kohën time”

Pas takimit, Kurti tha se me Kallasin ka diskutuar për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje. Për Kallas është “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”.

“Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi”, tha Kurti pas takimit.

Ai shtoi se ka kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Serbinë Dhe të mos e harrojnë këtë marrëveshje sa herë përmendet dialogu.

Poashtu tha se e ka njoftuar Kallasin për hetimet lidhur me sulmin e fundit në kanalit të Ibër-Lepencit..

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy