Vuçiqi nga Zvicra: Sa të jem unë, nuk ka asgjë nga Kosova dhe Vojvodina e pavarur

by engel

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar edhe njëherë se sa të jetë ai president i Serbisë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Këto deklarata populiste ai i dha nga Cyrihy. Madje tha se Vojvodina e pavarur është veç një ëndërr e disa individëve.

Ai tha pse vazhdimisht Serbia po ‘punon për paqe’.

banner

Vuçiqi u tall edhe me ata që po protestojnë tash e sa ditë në Serbi duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë që ndodhi në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 serbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë në Zyrih se derisa është president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do të heqë dorë nga politika e “neutralitetit ushtarak”.

“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së një gazetari për gjoja “non-paper”-in, i cili ndër të tjera nënkupton se Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, tha presidenti serb.

Duke folur për protestat në Beograd, Vuçiq deklaroi se nuk e sheh kuptimin të komentohet çdo ditë për “bullizmin e dikujt” dhe se individët që udhëheqin protestat po debatojnë me veten e tyre, gjë që, sipas tij, “i çon në vetëvrasje politike”

“Të njëjtët njerëz – përtacët ngacmojnë të tjerët. Dhe çfarë arritën, përveçse ngacmuan mbarë kombin. Besoni se po vrasin veten, me ta mbeten vetëm ekstremistët”, tha Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy