KFOR rrit masat e sigurisë pas sulmit në Ibër-Lepenc për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

by Nexhat

Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanalin i Ibër-Lepencit për të mbrojtur infrastrukturën kritike. KFOR tha se është i përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike e inxhinerike.

“Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kosovë, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR, ka rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e fundit të misionit.

banner

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy