Pas pesë viteve kanë pushuar zyrtarisht të gjitha hetimet ndaj Sokol Bashotës.
Këtë e ka bërë të ditur Bashota përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se pushimi i hetimeve ndaj tij nuk është fitore vetëm e tij, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar”.
Ai tutje ka shkruar se gjithnjë ka besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim të tij dhe bashkëluftëtarëve nuk kanë cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore.
“Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi”, ka shkruar ai.