Kryetari i OVL-së Klinaku: Specialja po kryen arrestime pa asnjë fakt

by Nexhat

Kryetari i OVL-së, Faton Klinaku në një intervistë ka thënë se Gjykata Speciale po kryen arrestime pa pasur asnjë fakt ndaj personave të arrestuar.

“Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale, arreston njerëz pa asnjë fakt. Dështimet që po i ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë gjatë përcjelljes që i bëjmë ne të seancave gjyqësore, edhe dëshmitarët janë duke i dështuar sepse i kanë marrë dëshmi edhe me shantazhe presion, që i ka bërë vet dëshmitarëve. Dhe këta sot që i morën, që janë të konfirmuar Isni Kilaj, i cili ka qenë i arrestuar më herët dhe është liruar në mbrojtje në liri për shkak se nuk ka pasur aktakuzë”, tha ai.

banner

Klinaku tha se është e pakuptueshme shoqatat e luftës sesi shteti i Kosovës hesht, sipas tij për të drejtat elementare të njeriut që po shkelën në këtë proces.

“Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu po thuhet se janë arrestuar për shkak të pengimit të administrimit të drejtësisë, gjë që vet kjo zyrë e dhomave të specializuara, ne kemi thënë vazhdimisht dhe kemi fakte që i kanë arrestuar dhe shantazhuar edhe dëshmitarët e vet që të nxisin dhe të japin intervistë dhe dëshmi ashtu siç dëshirojnë ata vet. Krejt këto spektakle që ata vet i bëjnë, po i bëjnë sepse atje janë duke dështuar në proceset gjyqësore ndaj krerëve të UCK-së. Për neve është e pakuptueshme se si shteti i Kosovës, heshtin për shkak se Kuvendi i Kosovës është vet themelues i saj dhe nuk merret fare me të, për shkak se atje janë duke u shkelur edhe të drejtat elementare të njeriut, por po e shihni edhe vet gjykatësin në proceset gjyqësore po ua mban anën prokurorisë dhe nuk po e ndajnë drejtësinë”, tha Klinaku

Sipas tij Specialja po mundohet të krijoj edhe ndonjë aktakuzë apo ndonjë fakt për të gjykuar njerëzit padrejtësisht.

“Nuk janë në rolin e gjykatësve atje që t’i marrin dëshmitarët në pyetje dhe të flasin me supozime, natyrisht që ky është pengimi i drejtësisë që ata e bënë vet. Jo vetëm që përpiqet që të nxjerr diçka dhe vet po e pengon drejtësinë, por zyrës së Prokurorit Specializuar dhe Gjykatës Specializuara i konvenon vazhdimisht që të stërgjatën proceset gjyqësore sepse kanë paga të majme dhe natyrisht që sa më shumë të zgjasin proceset gjyqësore dëshirojnë të zgjasin dhe t’ua zgjasin mandatin vetës për shkak se kanë paga të majme dhe nuk u intereson fare as të hetojnë krime e as të gjykojnë sepse po të kishin hetuar dhe gjykuar natyrisht që ka pasur vend që kjo gjykatë të arrestoj serbët që kanë bërë krime dhe masakra ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Natyrisht që mund të ndikojë në vazhdimin e gjykimit për shkak se janë duke munduar që të krijojnë ndonjë provë përmes telefonave, mundohet të krijojnë edhe ndonjë aktakuzë apo ndonjë fakt për të gjykuar njerëzit padrejtësisht. Sikur shokët tjerë sikur i kemi pasur në burg të tjerët krejt këto bëhen për shkak të ndonjë prove gjoja që do të gjejnë diçka, por të gjitha këto do t’i dalin që  i kanë dështuar”, ka thënë ai. /EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy