Parashikimi i motit për sot

by engel

Për të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, të ketë reshje lokale shiu, ndërsa dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell (me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar), ku më vonë pasdite, konkretisht në orët e mbrëmjes, pritet të ketë intensifikim të reshjeve të shiut, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Rreth mesnatës, pritet gradualisht të kemi ardhjen e një fronti të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, ku pas mesnate reshjet e shiut pritet të shndërrohen në ato të borës, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.

banner

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy