Aktori Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment shqetësues nga jeta e tij.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se ndodhet në spital duke marrë serum për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.
“Me 39 sot po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,” ka shkruar Olsi, duke paralajmëruar ndjekësit për rrezikun që mund të sjellë nënvlerësimi i shëndetit të bajameve.
Ky mesazh vjen si një thirrje për kujdes ndaj shenjave të mundshme të infeksioneve të bajameve, që duket se kanë qenë një problem i përsëritur për të.