Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke e cilësuar si një prej projekteve më të suksesshme për ekonominë e Kosovës.
Ai ka theksuar se, pas 12 vjetësh të përpjekjeve dhe akuzave se aeroporti u shndërrua në një pasuri të humbur, ai sot ka arritur të bëhet një ndërmarrje fitimprurëse që i sjell Kosovës fitime të mëdha.
Sipas Limajt, Aeroporti i Prishtinës është bërë një pasuri më e vlefshme për vendin, duke sjellë mbi 30 milionë euro fitime çdo vit, një shifër që do të arrijë deri në 500 milionë euro gjatë periudhës 20-vjeçare të kontratës.
“Sot Kosova i ka këto dy-tri prekte të mëdha, e shumë projekte të tjera. Po e nisim me aeroportin, për 12 vjet qytetarët iu kanë ekspozuar shpifjeve e mashtrimeve që aeroporti ka qenë i shitur, i privatizuar, i rrënuar siç kanë thënë. Tanimë jemi dëshmitar, që e kemi një aeroport modern që operon e që i sjellë fitime Kosovës se dikur Trepça. Aktualisht sot ndërmarrja e vetme dhe i vetmi investim direkt të huaj në Kosovë është aeroporti, i cili i sjell fitime Kosovës së paku 30 milionë në vit. Është paraparë me qenë mbi 400 milionë euro nga fluksi dhe volumi i qarkullimi do ta kalojë 500 milionë, dhe kjo është një kontratë për 20 vite, edhe 8 vite kanë mbetu dhe i kthehet Kosovës. Është investim direkt ndërkombëtar, me zero cent nga shteti. Mbi 100 milionë euro terminali, Kosova i merr rreth 500 milionë euro dhe në fund i kthehet Kosovës. Kjo është kontratë që të bën mu ndi krenar. Kur e kam marrë unë aeroportin është dashtë më i dhënë 12 milionë euro më mbajt me operim. E sot është kthye në ndërmarrjen me profitabile, buxheti i Kosovës mbushet çdo vite me 30 milionë euro”, ka thënë Limaj në Debat Plus