Britani, legjenda e “Beatles” Paul McCartney përjetësohet në monedhën 5 paund

by Merita

‘The Royal Mint’, shtypshkronja shtetërore e parave në Britani, ka prezantuar një koleksion të ri monedhash kushtuar legjendës së “The Beatles”, Paul McCartney.

Dizajni i monedhës u miratua personalisht nga muzikanti dhe përmban disa referenca për karrierën e tij, duke përfshirë Pianon Magjike, notat muzikore të zgjedhura nga ylli i britanik, logon e Wings dhe një kitarë bass violinë Höfner. “Është një nder i madh,” shpjegoi autori i këngëve super hit si Yesterday, Let it Bee, Hey Jude. Nuk e prisja kurrë këtë, shtoi ai.”

banner

Monedhat kanë vlerë të stampuar 5 paund, por që për efekt se janë të limituara do të shiten për koleksionstët duke nisur nga 15,5 paund
Nxjerrja e tyre do të pasohet nga një iniciativë e dytë nga Royal Mint, e cila, në vitin 2025, do të nxjerrë në ankand një monedhë ari pesë kilogramëshe të nënshkruar nga vete Sir Paul McCartney dhe e krijuar pas 250 orësh punë.

Së fundmi, Paul McCartney 82, vjeç përfundoi turneun e tij në Amerikën Latine “Got Back”, në të cilin performoi para më shumë se gjysmë milioni njerëzve në tetë vende. Së fundmi ka nisur turi europian, me shfaqje këto ditë në Paris, për ta mbyllur vitin me koncertee në Madrid, Mançester dhe Londër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy