City nuk arrinë të këndellet, vetëm barazim me Crystal Palace

by engel

Manchester City është ndalur nga Crystal Palace në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier, duke barazuar 2-2. Pas vetëm katër minutash lojë, The Eagles kaluan në epërsi me golin e Daniel Munoz. Por, Manchester City u kundërpërgjigj me anë të Erling Haaland që realizoi për 1-1 në minutën e 30-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta nisi më mirë për vendasit. Në minutën e 57-të, Crystal Palace riktheu epërsinë me golin e Maxence Lacroix. Mirëpo, sërish City u kundërpërgjigj me golin e Rico Leëis (68’), që u asistua nga Bernardo Silva.

banner

Leëis ishte shumë i pafat, pasi mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja në minutën e 84-të. U mendua se City po kthehej tek fitoret kur triumfoi 3-0 ndaj Nottinghamit, por sot u ndal nga Palace.

Pas javës së 15-të, Manchester City ka 27 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të takohen me rivalin lokal, Manchester United.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy