53
Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në Sevilla ndaj Betis. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Lewandowskit, në minutën e 39-të, duke bërë që Katalanasit të shkonin në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.
Në minutën e 68-të, vendasit barazuan me Lo Celson, i cili përktheu në gol një penallti. Në të 82-tën, Torres riktheu epërsinë e të besuarve te Flick, por vetëm përkohësisht, pasi Diao dërgoi shifrat në 2-2. Barcelona kryeson kampionatin, me 38 pikë.