Osmani: Mbrojtja e gjuhës është iniciativë mbipartiake, nuk do të lejojmë cenimin e Marrëveshjes së Ohrit

by Nexhat

Bujar Osmani nga BDI sot tha se liderët e Frontit Europian kanë mbajtur takim, në të cilin kanë diskutuar për iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Osmani tha se nuk do të lejojnë që të prishet bashkëjetesa e komuniteteve në vend, si dhe të cenohet Marrëveshja e Ohrit.

Ai gjithashtu theksoi se iniciativa “Roje gjuhës” është mbi partiake dhe se nuk është vetëm e BDI-së

banner

“Roja e gjuhës veçme ka filluar me punë, është shndërruar në platformë mbi partiake, mbi etnike, pasi nuk mbrohet vetëm gjuha, por arsyeja për të ardhme të përbashkët në shtet, për të izoluar këto forca destruktive që e kanë humbur kohën, që në vitin 2024 vijnë me kufizime të të drejtave etnike”.

“Është situatë e vonuar që nuk e ka pritur ashkush që mund të vijë një strukturë destruktive, njerëz të pavotuar për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo nuk kalon, pasi është kauzë e qytetarëve të vullnetit të mirë. Ne marrim thirrje nga qytetarët maqedonas të cilët na thonë se kush janë këto që mendojnë të minojnë Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk do të lejojmë që një shtet që negocion për BE të ketë Gjykatë Kushtetuese që ekzekuton programe partiake. Ndodhi një herë më 17 tetor, ndërsa ajo që mund të ndodh më 11 dhjetor mund të ketë pasoja më të mëdha. Kauza e mbrojtjes së gjuhës shqipe nuk është e BDI-së, e keni parë se mbi 250 profesorë kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe”, tha mes tjerash Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy