Pesë persona janë arrestuan në kuadër të një operacioni pranë portit të Antwerp në Belgjikë ku u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.
Gjithashtu mësohet se të arrestuarit janë katër belgë dhe një shqiptar. Siç raportohet nga mediat e huaja oficerët e doganës gjetën një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.
Hetimi identifikoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine. Grupi donte të merrte sasinë e drogës pasi mbërriti në port dhe policia lokale e Antwerp ishte në gjendje të zbulonte se ku dhe kur do të ndodhte kjo.
Disa forca policie punuan së bashku për të kapur kontejnerin në fjalë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe katër të dyshuar. Ndërsa në fazën tjetër ndodhi arrestimi i 5-të. Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë edhe nga gjyqtari hetues.