Ftesa e Prokurorisë Speciale për Kurtin si dëshmitar lidhet me skandalin e rezervave shtetërore

by engel

Prokuroria Speciale ka dërguar një ftesë në adresë të kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në këtë institucion me datë 16 dhjetor 2024. Ndonëse zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka bërë ndërlidhje mes kësaj ftese për Kurtin me zgjedhjet e 9 shkurtit, në dokumentin e Prokurorisë Speciale tregohet që kryeministri Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Në dokumentin e Prokurorisë Speciale thuhet se bëhet fjalë për rastin PPSnr. 62/2023, i cili është numri i lëndës për rastin e rezervave shtetërore.

banner

Kjo vërtetohet nga një vendim i Gjykatë Themelore të Prishtinës i 19 gushtit 2023 kur merr vendim për caktimin e masës së paraburgimit për Irfan Lipovicën, Hafiz Garën dhe Ridvan Muharremin.,shkruan Express.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy