27
Albion Rrahmani ka vazhduar me formen e mirë dhe me gola me fanellën e Sparta Pragës. Sulmuesi Dardan e ka nisur ndeshjen ndaj Jablonecit nga minuta e parë, derisa golin e ka gjetur në të 51-tën.Ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi që asistoi bukur për Rrahmanin i cili shënoi nga afërsia një gol të bukur për 1-1. Për Rrahmanin ky ishte goli i katërt në kampionat, derisa ka edhe dy asistime.