Shqipëri-Kosovë: Kuvendet e dy vendeve do të mbajnë mbledhjen e përbashkët më 20 dhjetor në Prishtinë

by Merita

Dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të radhës më 20 dhjetor.

Në total pritet që të mblidhen 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë. I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

banner

Në axhendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ky takim do te përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy