Nesër bllokohet rruga Prishtinë-Pejë, shkak punimet

by engel

Të mërkurën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

banner

Ky do të jetë minimi i pestë i masave shkëmbore në këtë rrugë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy