Stamboll, 37 të vdekur brenda gjashtë javësh pasi konsumuan alkool të falsifikuar

by engel

Tridhjetë e shtatë persona vdiqën në Stamboll brenda gjashtë javësh pasi konsumuan alkool të falsifikuar.

Ndërkaq, katërmbëdhjetë persona të dyshuar për shitjen e alkoolit u arrestuan, ndërsa 77 të tjerë u helmuan e 17 janë ende në spital.

banner

Helmimi nga alkooli i falsifikuar është i zakonshëm në Turqi, prodhimi i paligjshëm është rritur me “bumin” e taksave për pijet alkoolike.

Rakia, alkooli kombëtar i vendit, kushton rreth 1,300 lira turke (rreth 35 euro) një litër në supermarket në një vend ku paga minimale është 17,000 lira (465 euro).

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i akuzuar nga kundërshtarët e tij se dëshiron të islamizojë shoqërinë, ka mbajtur vazhdimisht qëndrim kundër konsumimit të alkoolit apo duhanit.

Në fund të vitit 2021, të paktën 25 njerëz vdiqën brenda pak ditësh në disa provinca të vendit. Rreth 40 të tjerë kishin vdekur nga helmimi një vit më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy