Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor ka treguar për një veprim mahnitës së Ambasadës së Amerikës në Serbi.
Ajo ka treguar se si kjo ambasadë ka publikuar një video ku flitej për kompaninë ruse Gazprom që vepron në Serbi.
Ajo thotë se ambasada vërteton se Rusia dhe kjo kompani e trajton Serbinë si skllave dhe makinë për të përfituar materialisht.
“Dje @USEmbassySerbia publikoi një video brilante në Instagram duke ekspozuar 🇷🇺 Gazprom dhe se si ata e trajtojnë Serbinë si një skllav dhe një makinë për të bërë para”, ka shkruar Stradner.
Ajo thotë ae ka përcjellur mediat ruse pas këtij veprimi të ambasadës dhe ka vërtejtur se ato janë ‘cmendur’ nga video që u publikua në faqen e ambasadës amerikane në Serbi.
“Mediat ruse dhe Ambasada 🇷🇺 janë kaq të çmendura. Paaftësia e Moskës për të kontrolluar emocionet e saj është pasuria më e madhe për Perëndimin”.
Gazprom rus, i cili nuk është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ka një monopol në tregun serb të gazit për më shumë se një çerek shekulli.
Edhe para pushtimit rus të Ukrainës, i cili çoi në ndërprerje në tregun global të energjisë, Bashkimi Evropian paralajmëroi vazhdimisht se Serbia duhet të diversifikojë burimet e saj të furnizimit dhe të vërë tregun e gazit të vendit të disponueshëm për furnizuesit e tjerë.
Marrëveshja e fundit për dërgesat e gazit, e cila u ra dakord nga Aleksandar Vuçiç dhe presidenti rus Vladimir Putin në mes të pushtimit të Ukrainës në maj 2022, skadon në mars 2025.