34
Në sheshin e Prishtinës, dje u organizua një peticion.
Qëllimi i organizatorëve është t’i mbledhin 10 mijë të tillë, e më pas t’i dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës, me një kërkesë: ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani.
Thirrjes për vënien e firmës iu përgjigj një ish-deputete.
Si pozitive këtë nismë po e shohin edhe disa qytetarë.
Nënshkrimi i këtij peticioni nisi të mërkurën në Prishtinë, ndërkaq pritet të organizohet edhe në komunat tjera.