Rama kritika të ashpëra procesit në Hagë: Çuditem që në Kuvendin e Kosovës s’është marrë asnjë nismë për të ngritur shqetësime

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe gjykimin që po ndodhë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Kransiqit dhe Rexhep Selimit,

Rama ka thënë se pa UÇK-në në krye me Hashim Thaçin, e sotmja me siguri do të ngjante më shumë me të kaluarën se sa me të ardhmen.

banner

“Çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në fillim të këtij shekulli. Po çfarë ne dimë me siguri që ato qaste të vendimmarrjes të mëdha, s’do të kishin ardhur ashtu siç erdhën dhe e sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante të shkuarës sesa të ardhmes, pa UCK-në në krye me Hashim Thaçin”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka shprehur dhe habinë e tij se si në Kuvendin e Kosovës s’është marrë asnjë iniciativë për të ngritur shqetësimet sa i përket procesit gjyqësorë në Hagë, që sipas Ramës është nën nivelin e drejtësisë që ndodh në vendet të cilat e financojnë Gjykatën.

“Por sot që jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e drejtësisë ndërkombëtare, që në çdo hap ka zhgënjyer këto që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë.

Unë s’e kam diskutuar të drejtën e asaj gjykate speciale që ia kanë hartuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën. Por ajo që nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltis, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat e standardet janë nën nivelin e shteteve që e financojnë.

S’mund të rri dot pa ua thënë vëllazërisht, çudinë time që në këtë sallë s’është marrë një nisëm, të përkrahur nga të gjitha partitë politike, për të shprehur shqetësimin e  madh për standardet e atij procesi dhe për të kërkuar një mision verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim gjerësisht i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, dhe për Kosovën, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare, që kjo sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën”, ka thënë Rama

“S’mund të lihet një heshtje shurdhuese, që ushqehet nga motivet nga më fisniket deri tek ato politike, që ajo gjëmë ta bëjë dëmin e saj deri në fund”, ka shtuar tutje.

Rama gjithashtu ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte ndonjë iniciativë për të votuar ndonjë rezolutë lidhur me procesin e gjykimit që po ndodhë në Gjykatën Speciale, ka premtuar se partia e tij do ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë të njëjtën rezolutë, nëse do t’i kërkohej

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy