Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot nga Haga, jam i prekur

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë një dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është prekur nga dhurata  e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së.

banner

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy