34
Kryeministri Albin Kurti priti në takim homologun e tij shqiptar, Edi Rama, pas një kohe të gjatë që s’u zhvillua një takim e këtij formati mes tyre.
Takimi i tyre u mbajt pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.
Sidoqoftë, ky takim ishte i shkurtër. T7 raporton nga Qeveria se ai zgjati vetëm pesë minuta.
Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.
Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet