Rebelët Houthi të Jemenit sulmojnë me raketa Tel Avivin, 16 të plagosur

by Merita

Të paktën 16 persona janë plagosur pasi një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit goditi në një park publik në jug të Tel Avivit mbrëmjen e së premtes, pasi përpjekjet për ta rrëzuar atë dështuan.

Sipas autoriteteve, 16 personat u plagosën nga xhamat e thyer, mes tyre edhe një vajzë 3 vjeçare.

banner

Sulmi i fundit raketor nga Jemeni erdhi vetëm dy ditë pas atij të fundit dhe pasi Forcat Ajrore izraelite kryen një sulm të madh në vend.

Mëngjesin e së enjtes, një predhë e lëshuar nga Houthi u kap pjesërisht jashtë hapësirës ajrore izraelite nga mbrojtja ajrore.

Megjithatë, predha nuk shpërtheu në ajër dhe u përplas në një ndërtesë të zbrazët shkolle në qytetin Ramat Gan, duke shkaktuar dëme të rënda, por pa të lënduar.

Menjëherë pas kësaj, IDF kreu sulme ajrore intensive kundër objektivave Houthi në Jemen.

Dhjetëra aeroplanë goditën objektivat e Houthi përgjatë bregut perëndimor të Jemenit dhe, për herë të parë, në kryeqytetin e kontrolluar nga rebelët Sana’a.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy