Shakira tregon se kush është këngëtari i cili qëndroi pranë saj pas ndarjes me Pique

by jonzefaj

Në një nga intervistat e fundit, Shakira zbuloi se cili këngëtar e ndihmoi gjatë ndarjes me Gerard Pique.

Ylli kolumbian i tregoi Rolling Stone se ishte frontmeni i Coldplay, Chris Martin. Ata u afruan ndërkohë që ajo po kalonte një ndarje të vështirë.

banner

“Ai ishte pranë meje kur u ndava dhe kur isha thyer. Çdo ditë më kontrollonte se si isha, më dërgonte fjalë mbështetjeje”, tha ajo.

Ata janë miq prej kohësh dhe këngëtarja 47-vjeçare kishte vetëm fjalë lëvduese.

“Unë e shoh atë si një person që e sheh jetën nga një prizëm tjetër, i cili është i ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë dhe është shumë empatik”, shtoi ajo.

Miqësia e Chris dhe Shakira daton që nga sezoni i gjashtë i “The Voice”, dhe këngëtari i Coldplay ishte një mentor i ftuar.

Meqë ra fjala, Shakira u nda me Pique në vitin 2022, me të cilin ka djemtë Milanin (11) dhe Sasha (9). Në të njëjtin vit, qarkulluan thashetheme se ylli i futbollit po e tradhtonte me partneren e tij aktuale, Clara Chia Marti.

Chris Martin e di se si është të kalosh një të ashtuquajtur ndarje publike, pasi u divorcua nga Gwyneth Paltrow në vitin 2014 pas 11 vitesh martesë. Ai ka dy fëmijë me Gwyneth, Apple (20) dhe Moses (18)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy