KQZ konfirmon se deri tani janë aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa për të votuar nga jashtë

by engel

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më 20 dhjetor janë aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa ndërsa 3 mijë e 388 janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

banner

Sipas këtij njoftimi, nga 51 mijë e 440 aplikime të aprovuara, 12 mijë e 631 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 8 mijë e 5 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë, dhe 30 mijë e 804 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se afati për regjistrimin e votuesve që jetojnë në vendet jashtë Kosovës përfundon me 26 Dhjetor 2024, kështu thuhet në faqen zyrtare të KQZsë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy