26
Departamenti i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme armësh në Egjipt me vlerë më shumë se pesë miliardë dollarë, njoftoi sot Pentagoni.
Pjesa më e madhe e kësaj shitje ka të bëjë me rinovimin e tankeve, mbështetjes dhe pajisjeve “Abrams”, vlera totale e të cilave llogaritet në 4.69 miliardë dollarë dhe kontraktor është kompania “General Dynamics Land Systems”, raporton Reuters.
Pentagoni shtoi se shitjet e tjera të mundshme përfshijnë raketa Hellfire me vlerë 630 milionë dollarë dhe një sistem për shkatërrimin e objektivave me precizion prej 30 milionë dollarësh.