Kampioni në fuqi i Anglisë në futboll, Manchester City, nuk po arrin të gjejë rrugën e këndelljes. Pas barazimit në xhiron e javës së kaluar me Crystal Palacen, skuadra e Pep Guardiaolas u mposht sot nga Aston Villa e Unai Emeryt.
Nga një gol në dy pjesët, John Duran minuta 16″ dhe Morgan Rgers minuta 65′ mjaftoi që Villa të dalë me fitore nga kjo përballje, ndonëse City arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 93-të me Phil Phoden
Në 8 ndeshjet e fundit, “Qytetarët” kanë një fitore, gjashtë humbje dhe një barazim. Aktualisht City ndodhet në pozitën e 6-të me 27 pikë nga 17 xhiro, kurse Villa një pozitë më lart, me 28 pikë nga po aq xhiro.