Protesta e rradhës e PD-së me 23 Dhjetor, nisë në ora 17:00, Berisha në krye

by engel

Partia Demokratike do të zhvillojë të martën (23 Dhjetor) protestën e radhës të saj, ku për herë të parë pas më shumë se një viti pritet të jetë edhe kreu i saj, Sali Berisha, i sapoliruar nga “arresti shtëpiak”.

Ish-kryeministri po prej kaq kohësh ndodhet nën akuzë dhe tashmë i pandehur nga SPAK, për aferën e dosjes “Partizani”, për veprën penale të korrupsionit.

banner

Protesta është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, informon se do të bllokohen: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Protesta e 26 Nëntorit zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy