Bajrami: Kjo qeveri s’ka ndërtuar kapacitete për gjenerim të energjisë, kapacitetet ekzituese janë në gjendje më të rëndë se para katër viteve

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për çështjen e energjisë elektrike. Ajo ka thënë se Qeveria kishte premtuar lirim të cmimit të energjisë ndërsa pas ardhjes në pushtet e dyfishuan çmimin.

“Premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por kur erdhën në qeveri e dyfishuan atë”, ka shkruar Bajrami.

banner

Ajo i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit njoftoi dje se  është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim.

Murati ka thënë se bordi i ZRRE’së është zgjedhur nga VV.

“Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partia në pushtet – LVV.”

Bajrami ka shtuar ZRRE “në bashkërendim me Qeverinë” e ka ngritur dy herë çmimin e energjisë.

“A e dini se çka ka ndodhë me çmimin e energjisë elektrike? Ndoshta detajet nuk e dini, por ajo që ju e dini me saktësi është se çmimi i energjisë elektike në këtë mandat është dyfiishu. Pra, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bashkrendim me qeverinë e ka ngritë dy herë çmimin e energjisë elektrike. Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për ekonomitë familjare dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104%  e tarifa e ulët është ngritë për 85% , për shpenzimin mbi 800 KËh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë 15%  për të gjithë shpenzuesit (ekonomitë familjare dhe bizneset). Në prill të këtij viti ZRRE ka ulë çmimin për 8% , ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush.”

Sipas Bajramit Qeveria Kurti nuk ka ndërtuar kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike, derisa ka shtuar se sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje më të rëndë se para katër viteve.

Ajo ka përmendur KESCO’n që para disa ditësh njoftoi se për dy ditë ka importuar energji në vlerë prej 3,5 milionë euro. “Kjo Qeveri me buxhetin me të madh (taksa dhe tatime tonat) pas lufte ka ndërtu zero kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike. Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro. Kush mendoni se i paguan këto 3.5 milionë euro? Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “minister mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri ne 10 euro dhe kërkon falënderim.”

Ajo iu është drejtuar qytetarëve duke iu thënë: “Të nderuar qytetarë,  Mos u hamendësoni nga propaganda dhe karramelet e qeverisë! Mendoni si jeni duke jetuar sot?  Mendoni sa vlenë paga juaj sot karshi çmimeve të dyfishuara? Çka ka ndodhë me çmimet e artikujve që ju i bleni çdo ditë? Çka ka ndodhë me faturat e energjisë elektrike? Premitimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që çmimi i energjisë do të lirohet apo jo? Premtimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që buka, qumështi, vaji e sheqeri do të kushtojnë më lirë me LVV-në në pushtet.  Ku jemi sot? Mendo dhe ndrysho! Me 9 shkurt, bëje ndryshimin me votë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy