187
Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar pasi Qeveria vendosi t’i ndajë nga 100 euro për secilin fëmijë e pensionist.
Ai ka thënë se Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave.
Sipas tij ky është keqpërdorim eklatant i parasë publikë që as nuk ndihmon as nuk zhvillon.
“Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave. Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.”