Aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë: Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në Suharekë

by Merita

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte kundër popullatës civile gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Periudha kohore për të cilën është ngritur aktakuza është 1998-1999.

banner

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka përshkruar se i akuzuari V.N dyshohet se ka vrarë dy viktimat M.A dhe SH.A,  si dhe ka plagosur SH.S.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile

Prishtinë, 23 dhjetor 2024 –Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.

Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par.7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy