Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. Homazhet ata i bënë në përvjetorin e 35 të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Sot nderojmë dhe kujtojmë 23 dhjetorin e vitit 1989 datën që 35 vite më parë intelektual të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe kombëtarë për liri, pavarësi e demokraci. Themeluan Lidhja Demokratike të Kosovës dhe në krye të saj u vendos arkitekti i vet Kosovës presidenti historik Ibrahim Rugova te i cilin sot i bëmë nderime”, tha Abdixhiku. Ai theksoi se Kosova ka nevojë të rikujtoj momentet historike që të bëhen bashkë dhe të krijohen momentume të reja.