48
Arianit Elshani i PDK-së me anë të një statusi në Facebook ka sqaruar pozicionimin e PDK-së në mbledhjen e KQZ-së. Lista Serbe nuk u certifikua, edhe për shkak të qëndrimit tonë në KQZ, ka shkruar ai, por sipas tij u kërkuan arsyet pse Ministria e Punëve tëë Brendshme e ajo e Punëve të Jashtme nuk kishin asnjë vërejtje për certifikimin e Listës Serbe
E plotë:
Shpifësit vazhdojnë me avazin e tyre katërvjeçar të manipulimit të fakteve dhe populizmit shterpë. Si PDK, qëndruam në sallë dhe nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, por kërkuam sqarime pse:
- Ministria e Punëve të Brendshme ka heshtë ndaj kërkesës së KQZ per verifikim të Listës Serbe.
- Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka heshtë në verifikimin e Listës Serbe.
Prandaj, kam kërkuar nga Kryetari i KQZ-së që të konsultohet edhe një herë me MPB-në, sepse është jashtë çdo norme që ata që duhet të merren me çështje të sigurisë të heshtin përballë Listës Serbe.