(VIDEO) Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës sonë që të regjistrohen për të votuar.

Në Evropë, Amerikë apo kudo që jetojnë, Hamza përmes një videomesazhi u ka kërkuar atyre që të regjistrohen tani, sepse i kanë vetëm edhe tri ditë kohë.

banner

Hamza ka thënë se procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme.

“Bashkatdhetarë të dashur,

Në Evropë, Amerikë apo kudo që jetoni, nëse ende nuk jeni regjistruar për të votuar, regjistrohuni tani.

Procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme.

Afati i regjistrimit është vetëm deri më 26 dhjetor.

Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy