19
Kërkesa e presidentes Vjosa Osmani, drejtuar ditë më parë përfaqësueses së Lartë të Komisionit Evropian Kaja Kallas, po shihet si sinjal pozitiv.
Ajo po vlerësohet si e tillë pasi sivjet procesi organizohet me Ligjin e ri të zgjedhjeve ku kontribuoi edhe Brukseli zyrtar.
Nga kabineti i Osmanit i thanë Klanit të hënën se presidentja kërkoi që misioni vëzhgues të monitorojë përfaqësimin e grave në proces, si dhe respektimin e së drejtës së votës së personave me nevoja të veçanta dhe qasjes së tyre në vendvotime.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni kronikën e mëposhtme