“Ky vendim nuk ka bazë ligjore – Lista Serbe luajti mençur pas sulmit të Banjskës”, Ehat Miftaraj për vendimin e KQZ-së

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, tha se nuk ka bazë ligjore.

“Lista Serbe mund të bëjë ankesë në PZAP, i cili vendos lidhur me ligjshmërinë e vendimit që është marrë sot ne KQZ. Mund të themi që ky vendim nuk ka bazë ligjore”, tha Miftaraj në një lidhje direkte në Pressing, .

banner

Ai tha se Lista Serbe luajti mençur duke ndërruar zyrtarët e menaxhmentit, pas sulmit në Banjska.

“Lista Serbe ka luajtur mençur, menjëherë pas sulmit në Banjskë menaxhmenti i Listës Serbe u ndryshua, ata të cilët kanë qenë në krye u tërhoqën dhe u zgjodhën liderë të ri politikë”, tha më tej Miftaraj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy