Kurteshi: Lista Serbe ka qenë plotësisht e involvume si strofull e organizatave terroriste

by Nexhat

Sami Kurteshi anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka folur lidhur me mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ka shumë dëshmi të cilat dërguan në mos certifikim të kësaj partie.

banner

“Një prej dëshmive e ofrova edhe aty[në mbledhje] drejtpërdrejtë me zë nga prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe që e ka bë kryetari i atij subjekti. Ajo video është e qasshme për të gjithë personat dhe është dëshmi konkrete për këto zgjedhje sepse bëhet prezantimi i kandidatëve për këto zgjedhje”, ka thënë Kurteshi.

Lidhur me kundërshtimin e vendimit të KQZ-së nga ana e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kurteshi  ka thënë se “nuk e  ka përcjellë”.

“Nuk e kamë përcjell, skam mund të përcjell asnjë lajm deri tani, nuk e di kush dhe si ka reaguar, ka të drejtë edhe Ambasada Amerikane me reagu edhe ambasadat tjera, është çështje e tyre. Në aspektin institucional unë e kam kryer punën time si anëtarë i KQZ-së edhe si qytetar i këtij vendi”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy