Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh shqetësimet për moscertifikimin e Listes Serbe për Zgjedhjet 2025

by engel

Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Srpska nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit i është bashkuar edhe ambasada italiane në Kosovë.

Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.

banner

“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ambasada.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy