Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Tishuku.
Haradinaj ka premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë.
“Me kënaqësi takova sot udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga z. Daut Tishuku. Programi ynë qeverisës, që sot u promovua edhe me shkrimin braille, përmban masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë sonë, duke filluar nga rritja e pensioneve e deri tek përshtatja e infrastrukturës publike për nevojat e tyre specifike”, ka thënë Haradinaj.