Pasi Trump e rikthej interersimin për blerjen e Grenlandes, Danimarka thotë se nuk ka plane konkrete

by engel

Ministria Daneze e Mbrojtjes njoftoi sot një investim të ri për mbrojtjen e Grenlandës, territorin e Arktikut të pasur me minerale dhe burime natyrore – e cila pretendohet nga Kopenhaga dhe lakmohet nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Ministri Danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen tha se paketa e mbrojtjes do të arrijë në miliarda. Dhjetë miliardë korona daneze është e barabartë me gati 1, 5 miliardë dollarë.

banner

“Dy anije patrullimi të klasit “Thetis”, dy drone me rreze të gjatë dhe dy ekipe qensh me slitë do të blihen me paratë, të cilat gjithashtu do të mbështesin personelin në Komandën Arktike të Danimarkës”, tha Poulsen për gazetën “Jyllands-Posten”.

“Ne nuk kemi investuar mjaftueshëm në Arktik për shumë vite, tani po planifikojmë një prani më të madhe”, tha ai.

Ai e quajti kohën e njoftimit një “ironi të fatit”, që vjen vetëm disa orë pas deklaratës së fundit të Trump për blerjen e Grenlandës. nMinistri i Mbrojtjes theksoi se Danimarka nuk mund të monitoronte e vetme territorin e madh të Grenlandës.

“Nuk ka plane konkrete, por ne do të punojmë me SHBA-në”, tha Poulsen.

Trump propozoi blerjen e Grenlandës gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
Propozimi i tij çoi në një mosmarrëveshje diplomatike midis Uashingtonit dhe Kopenhagës, e cila e quajti planin “absurd”.

Por, edhe pas disa vitesh, Grenlanda ka mbetur në mendjen e Trump. Të hënën, ai shkroi në platformën e tij Truth Social: “Për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje”, u përgjigj kryeministri i Grenlandës, Mute Egede në një deklaratë. “Grenlanda është e jona. Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë shumëvjeçare për liri”, shtoi ai.

SHBA-ja, Rusia dhe Kina po konkurrojnë gjithnjë e më shumë për ndikimin dhe kontrollin e rajoneve polare me vendndodhje strategjike dhe të pasura me burime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy