30
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote.
Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në pjesën e parë të ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C, shkruan Meteo Kosova, percjell Informim.net.